Aktivisti i opozitës ruse dënohet me tri vjet burgim për trafikim armësh

Aleksander Averin, bashkëdrejtues i kolicionit opozitar “Rusia Tjetër”, është dënuar me tri vjet burgim për shkak të akuzave për përpjekje

Aleksander Averin, bashkëdrejtues i kolicionit opozitar “Rusia Tjetër”, është dënuar me tri vjet burgim për shkak të akuzave për përpjekje për të trafikuar armë. Vendimin e mori një gjykatë e rajonit të Rostovit.

Ai ishte arrestuar në prill të këtij viti, kur po e kalonte kufirin me Rusisë dhe Ukrainës. Gjatë kontrollimit, atij i ishte gjetur një pistoletë. Partia opozitare që ai e themeloi në vitin 2006, ka deklaruar se pistoleta i është vendosur nga ushtarët sepse vetëm shenjat e gishtit të madh të Averinit janë gjetur në të.

Ata e kanë quajtur provokim të zyrtarëve rusë arrestimin e liderit të tyre. Kjo parti ishtë njëra nga organizatoret e protestave të vitit 2006, gjatë të cilave Averin ishte mbajtur në paraburgim disa herë, shkruan “Free Europe”