Ish-ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar ndaj deklaratës së sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, se transformimi i FSK-së në ushtri nuk është duke ndodhur në kohën e duhur dhe është në kundërshtim me perspektivën euroatlantike.
“Pajtohem plotësisht me mikun tim Serwer, pse nuk duhet të ketë ushtri një vend i pavarur? Nuk është kundër askujt (ushtria) dhe është multietnike, nëse Beogradi nuk do të bënte presion te serbët që të mos bashkohen me të. Dhe sigurisht jo një njësi e UÇK-së që duhet çarmatosur, turp për ju znj. Brnabic dhe për luftënxitjen nga ana juaj”, ka shkruar Bosch.
Kryeministri Ramush Haradinaj dje ka zhvilluar një bisedë telefonike me Stoltenber-un, të cilit i ka konfirmuar se ushtria e Kosovës votohet më 14 dhjetor.
Kundër qëndrimit të NATO-s ishte edhe eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer.