Cristiano Ronaldo ka kërkuar largimin nga Real Madrid.
Mediat spanjolle sërish kanë vënë në dyshim të ardhmen e sulmuesit portugez në Santiago Bernabeu.
Ronaldo thuhet se është i pakënaqur me forcën e skuadrës dhe dëshiron të gjejë një ekip të ri pas përfundimit të këtij sezoni.
Ish skuadra e tij, Manchester United është favorit për blerjen e tij.
Por, interesim për transferimin e Ronaldos ka shfaqur edhe klubi i pasur nga Ligue 1, Paris Saint-Germain.