Ronaldo dhe Messi mund të jenë më të mirët në botë, por në këtë listë janë të tjerë futbollistë ata që udhëheqin. (Foto)

10 futbollistët me goditjen më të fortë

Ronaldo dhe Messi mund të jenë më të mirët në botë, por në këtë listë janë të tjerë futbollistë ata që e udhëheqin.

Ata mund të jenë në krye në shumë lista statistikash në sportin më të bukur në botë, por sa i përket goditjes më të fortë Messi nuk është fare në 10 të parët, ndërsa Ronaldo renditet vetëm i 10-ti.

Madje, lojtari i cili renditet në krye të kësaj liste mund të njihet nga pak persona e për shumë të tjerë është një emër i padëgjuar, transmeton “Top Channel”.

Bëhet fjalë për Ronny Heberson që është aktivizuar me Sporting Lisbona në sezonin 2005-2006. Topi i goditur prej tij nga një goditje dënimi kapi shpejtësinë e 221 kilometrave në orë dhe sigurisht portieri as nuk mundi ta shihte e jo më ta ndalte atë top që përfundoi në rrjetë