Bayern Munich befason tifozët me trajnerin e ri

Nga emrat më të përmendur kanë qenë: Tomas Tuhel, Julian Nagelsman, Jurgen Klop, Ralf Hazenhytl dhe Niko Kovaç.

Prej disa kohësh, në klubin e rekordmenëve gjermanë është përfolur se cili do të jetë zëvendësuesi i trajnerit Jup Hejnkes, i cili ka kërkuar ta mbyllë detyrën e tij në fundin e sezonit aktual.

Nga emrat më të përmendur kanë qenë: Tomas Tuhel, Julian Nagelsman, Jurgen Klop, Ralf Hazenhytl dhe Niko Kovaç.

Mirëpo, presidenti i skuadrës së Bajernit, Uli Hënes, është përpjekur që të ngulë këmbë për ta mbajtur Jup Hejnkesin edhe një sezon tjetër nën drejtimin e skuadrës bavareze, kjo si dëshirë e madhe edhe e vetë lojtarëve.

Gjatë ditës së djeshme, media gjermane, “TZ”, ka kapur mat trajnerin e Frankfurtit, Niko Kovaç, i cili ka qenë në Mynih. Tekniku 46-vjeçar është parë në një nga restorantet më të njohura në Mynih së bashku me shefin e njohur të kuzhinës, Alfons Shuhbek.

Por, cila ka qenë arsyeja e vizitës së tij në Mynih? Përpos dy viteve të luajtura si profesionist në skuadrën e Bajernit të Mynihut, Kovaç nuk ka pasur asgjë që mund ta lidhë atë me qytetin e Mynihut, transmeton “Panorama Sport”.

Trajneri aktualisht jeton në Frankfurt, pasi drejton skuadrën e qytetit, ndërsa familja e tij në Salcburg. Kovaç ka arritur ta ngrejë ndjeshëm skuadrën e Frankfurtit që prej firmosjes si trajneri i saj në vitin 2016.

Por teksa luante për Bajernin, nga viti 2001 deri në 2003, Kovaç arriti të shënojë tre gola. Gazetarët i janë afruar për ta pyetur për një transferim të mundshëm në Mynih, por Kovaç nuk ka pranuar të flasë. Ende mbetet një çështje e pazbuluar nëse ai ka kërkuar të shohë