Kuvendi i hoqi imunitetin Gruevskit

Kuvendi i hoqi imunitetin Gruevskit

Me 62 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim dhe në mungesë të deputetëve të VMRO-DPMNE-së në sallë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i hoqi imunitetin deputetit Nikolla Gruevski.

Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, është larguar nga Maqedonia për të kërkuar azil politik në Hungari.

Ai akuzohet për rastin “Titanik”, që ka të bëjë me ndërhyrje direkte në zgjedhje. Nikolla Gruevski akuzohet edhe për dhunën e shkaktuar në Parlamentin e Maqedonisë.

Pak ditë më herët Prokuroria Speciale ka marrë vendim që Gruevski të gjykohet në mungesë.