Ragmi Mustafa kërkon që KFORI të mbroj qytetarët e Luginës së Preshevës deri në bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën (VIDEO)

Ragmi Mustaf kërkon që KFORI të mbroj qytetarët e Luginës së Preshevës deri në bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën

Partia Demokratike Shqiptare mbajti sonte një konferencë të jashtëzakonshme para selisë së kësaj partie, përshkak të mbllombimit të zyrës së PDSH.

Në ora 16:00 sërish mbyllet apo bllombohet objekti i Shtëpisë së Kulturës ''Abdulla Krashnica'' ku në këtë objekt është edhe zyrja e Partisë Demokratike Shqiptare,me mbylljen e zyrës së PDSH-së kanë reaguar organi më i lartë i kësaj partie duke dalur në një konferencë për media, ku gazetarëve ju drejtua kryetari i PDSH-së z.Ragmi Mustafa.

Ai tha se Sërbia po tregon albanofobin e sajë dhe po e shprehë ndaj shqiptarëve të pa mbrojtur e të pafajshëm të Luginës së Preshevës dhe mbi subjekteve politike që veprojnë mbi bazat demokrotatike euroatlantike.

z.Mustafa fajin ja hedh edhe pushtetit lokal në Preshevë në mbyelljen e institucioneve dhe partisë së tij.

Ai kërkon që KFORI Amerikan të shtrihet në Luginë të Preshevës të mbrojë qytetarët e Luginës së Preshevës deri në bashkimin e Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës.

Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdoj të mbroj interesat e shqiptarëve te Luginës së Preshevës dhe z'do të ndalemi së kërkuari bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.