Ka filluar hapja e lumit ''Moravica'' në B.L. Corroticë dhe Raincë (Video & Foto)

Ka filluar hapja e lumit ''Moravica'' në B.L. Corroticë dhe Raincë

Një kërkesë e kahmotshme e banorëve të këtyre dy bashkësisve lokale e kryesisht e atyre të cilët mirren me bujqësi pasi që vështirësit më të mëdha i hasnin ata.

Për të parë punët në terren doli udhëheqësi për punë komunale ndërtimore dhe banesore z.Xhelal Hasani si dhe kryetari i bashkësisë lokale Raincë dhe Corroticë.

Z.Xhelal Hasani tha se është një lum kryesor pasi që lidhë si komunën e Preshevës po ashtu dhe atë të Bujanocit, ishte kërkesë pothuajse 10 vjeçare që të bëhet hapja e këtij lumi mirpo në kërkesat e shumta që na kanë ardhur nga qytetarët i kemi marrur prioritetet dhe në bashkëpunim me N.P. ‘’Moravica’’ kanë filluar punimet në hapjen e lumit.

Apeli i z.Hasanit ishte dhe tek banorët e dy bashkësive lokale pasi që ne si njerëz duhet të vetëdijësohemi dhe mos të hudhim mbeturina në vende të ndryshme, dimë që tashmë N.P. ‘’Moravica’’ pothuajse do të përkujdeset për të gjitha bashkësitë lokale në vend dhe në këtë mënyrë i lutem banorëve që një herë e përgjtihmonë të kyçen në N.P. ‘’Moravica’’ dhe të kontribojnë në dobi të tyre.

Kryetari i bashkësis lokale Raincë z.Ali Sinani e faleminderoi pushtetin lokal në realizimin e hapjes së shtratit të lumit mes dy bashkësive lokale pasi që një gjë e tillë ishte nevojë e kahmotshme dhe me këtë punë që po bëhet po mundësohet që bujqit tanë më mos të hasin vështirësi gjatë punimeve të tyre në pronat e tyre që ndodhen përskaj këtij lumi.

Apeli i z.Hasanit ishte dhe tek të gjithë bujqit të cilët i kanë pronat e tyre përskaj këtij lumi ti pastrojnë pasi që mos pastrimi i tyre e pengon proçesin e pastrimit të lumit