Ragmi Mustafa: I zhgënjyer që qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës nuk përfshinë asgjë për Luginën e Preshevës

I zhgënjyer që qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës nuk përfshinë asgjë për Luginën e Preshevës

I zhgënjyer që qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës nuk përfshinë asgjë për Luginën e Preshevës, në marrëveshjen e sotme të firmosur midis tyre, në mbledhjen e përbashkët të Pejës.

“Fondi i përbashkët për Luginën e Preshevës” i themeluar nga dy qeveritë e atëhershme në Prizren më 2014 ishte një vendim inkurajues.
Përderisa Lugina e Preshevës vazhdon të diskriminohet në të gjitha fushat nga Qeveria e Republikës së Serbisë, mbështetja e sotme e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare është edhe më jetike se dje, për shqiptarët në Serbi.

Qeverisja e re e Këshillit Kombëtar Shqiptar do të angazhohet për thellimin e komunikimit dhe të bashkëpunimit me kabinetet qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës.

Modeli i bashkërendimit dhe bashkëveprimit të Këshillave Kombëtare Hungareze dhe Kroate me Budapestin dhe Zagrebin zyrtar, janë një shembull i mirë që mund të na shërbejë edhe neve në të ardhmen.