Barça do Di Maria

Gjiganti kataluans është i interesuar për transferimin e asit argjentinas, që po kërkon hapësirë më të mëdha loje se ajo që ka për momentin

Barcelona është ende duke e përcjellë Angel Di Maria, ndërsa Paris Saint-Germain tashmë i ka vënë çmimin prej 50 milionë eurosh asit argjentinas.

Anësori 29 vjeçar është veç një lojtar tjetër në skuadër, që prej transferimit në Parc des Princes të Neymar dhe Kylian Mbappe.

Kalimi tek Barça do të thoshte që Di Maria i bashkohet një grupi ekskluziv të lojtarëve që kanë luajtur për Los Blancos dhe për katalunasit.