Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i lutet shqiptarëve që të heqin taksën 100% (Video)

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i lutet shqiptarëve që të heqin taksën 100% në një konferencë për media...

Pas vendosjes së taksës prej 100% për produktet e Serbisë të cilat eksportohen në Kosovë, presidenti i Republikës së Serbisë Aleksandër Vuçiq ka mbajtur një konferencë për media gjatë së cilës ka drejtuar dhe lutje ndaj shqiptarëve që të heqin taksën 100% pasi që kjo gjë nuk sjell dobi për anjërin nga dy vendet.

" Porosia ime ndaj Shqiptarve është, Ju lutem o njerëz sikur Zotit, kthjelluni dhe kuptojeni që neve na duhet paqe, kuptojeni që nuk na duhet eskalimi i situatës, as popullates serbe e as asaj Shqiptare, ju lutem ju lutem largojeni këto (taksat e 100%) dhe të ulemi e të bisedojmë që të gjejmë një kompromis.
Sikurse ne që ju respektojmë juve shqiptarve, duhet edhe ju të na respektoni neve Serbeve'', ka thënë Vuçiq.

Në linkun më poshtë konferenca e plotë e presidentit të Republikës së Serbisë Aleksandër Vuçiq: