Me një postim në internet, familja e George kujtoi disa nga pikat më të rëndësishme të vitit, duke pranuar se Krishtlindjet ishte të vështira pa të këtë vit.
“Këtë vit kemi pasur një sërë sfidash të reja dhe të vështira. Kjo Krishtlindje do të jetë e vështirë pa të, dhe ne e dimë se nuk jemi vetëm ne ata që po vuajmë në përvjetorin e vdekjes së tij, por edhe miqtë e tij dhe shumë prej jush”.
Postimi vazhdoi duke inkurajuar fansat që ta nderojnë George duke ngritur një gotë për të dhe duke shijuar muzikën e tij, dhe të jenë të hapur me të dashurit e tyre para se të jetë tepër vonë.
“George, i cili i donte Krishtlindjet dhe gjithmonë shpresonte se do të binte borë, do të donte që secili prej jush të ngrijë një gotë dhe të shijojë muzikën e tij duke shprehur dashuri, dhe të kënaqeni me kohën tuaj si dhe të vlerësoni familjen dhe miqtë”.
“Ai ndau muzikën e tij me të gjithë ne dhe shumë prej jush u lidhën thellë me fjalët e tij. Pra, nëse mundeni, merrni një çast dhe frymë thellë dhe toni “të dua” me zë të lartë”.