Vulin: Serbia ta ndryshojë raportin me Maqedoninë dhe Malin e Zi pas votave “pro” Kosovës

Aleksandar Vulin ka deklaruar se Serbia duhet ta ndryshojë raportin ndaj Malit të Zi dhe Maqedonisë sepse në ato shtete...

Aleksandar Vulin ka deklaruar se Serbia duhet ta ndryshojë raportin ndaj Malit të Zi dhe Maqedonisë sepse në ato shtete nuk ka bashkëpunues e as miq, pasi në Asamblenë e INTERPOLIT shfaqën mbështetje për anëtarësimin e Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin ka deklaruar se Serbia duhet ta ndryshojë raportin ndaj Malit të Zi dhe Maqedonisë sepse në ato shtete nuk ka bashkëpunues e as miq, pasi në Asamblenë e INTERPOLIT shfaqën mbështetje për anëtarësimin e Kosovës.

“I bëj thirrje presidentit Vuçiq ta ndryshojë raportin ndaj Malit të Zi dhe Maqedonisë, duke ua dëshmuar se duhet ta meritojnë miqësinë me Serbinë”, deklaroi Vulin në njoftimin e Ministrisë, përcjell lajmi.net.

Ai ka shtuar se “Mali i Zi dhe Maqedonia në Asamblenë e INTERPOL-it shfaqën mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare të policisë. Janë rreshtuar tek Kosova duke qenë të vetëdijshme se e ofendojnë Serbinë”.

“Nëse nuk e kishin guximin të votonin kundër, kanë mundur të abstenojnë dhe të dëshmojnë sa do pak çfarë u ka mbetur në raport me mendimin e Serbisë”, u shpreh Vulin.

“Mali i Zi dhe Maqedonia nuk kanë votuar për Kosovën, kanë votuar kundër Serbisë. Votat e tyre nuk e ndryshuan vendimin e Asamblesë së INTERPOL-it por duhet të ndryshohet raporti i Serbisë ndaj tyre. Presidenti Vuçiq në Qeveritë e Malit të Zi dhe Maqedonisë nuk ka bashkëpuntor të sinqertë, e Serbia nuk ka miq”, përfundoi ai.