Kolektivi i shkollës fillore ‘’Dituria’’ Corroticë në krye me drejtorin e kësaj shkolle ka mirëpritur brenda këtij institucioni arsimor stafin e punëtorëve dhe drejtorin e shkollës fillore ‘’Jeronim De Rada’’ nga fshati Çerkez të qytetit të Kumanovës.
Takimi filimisht është nisur në zyrën e drejtorit të shkollës fillore z.Kadri Bajrami i cili i ka mirëpritur bashkë me kolektivin e shkollës pedagog, porfesorë dhe punonjës të tjerë të administratës së shkollës.
Më pas takimi është zhvendosur për në zyrrën e sekretarit të shkollës në të cilën pas një bashkëbisedimi të shkurtër ndërmjet mysafirëve dhe nikoqirëve në lidhje me rregullat dhe atë çfarë paraqet ky memorandum është nënshkruar marrëveshja ndërmjet drejtorit të shkollës fillore ''Dituria'' Corroticë dhe drejtorit të shkollës fillore ''Jeronim De Rada'' nga Kumanova.
Pas përfundimit të nënshkrimit z.Hakik Jahiu ka dhënë një intervistë për TV Aldi në të cilën tha që nënshkrimi i këtij memorandum bashkëpunimi është një prioritet si në fushën e arsimit, programeve të ndryshme të edukimit, aktivitetet e ndryshme sportive dhe shënimin e festave të rëndësishme si për shkollën fillore ''Dituria'' nga Corrotica poashtu edhe për shkollën tonë ''Jeronim De Rada''.
Drejtori i shkollës fillore ''Dituria'' Corroticë z.Kadri Bajrami tha që është me të vërtet një kënaqësi e madhe për neve që sot kemi mirëpritur në shkollën tonë stafin e shkollës fillore ''Jeronim De Rada'' si dhe nënshkrimi i këtij memorandum bashkëpunimi do të ketë dobi për të dyja shkollat e veçanëristh për neve pasi që kjo është hera e parë që po bashkëpunojmë me një shkollë tjetër.
Ky është memorandum bashkëpunimi i parë i shkollës fillore ''Dituria'' Corroticë me ndonjë shkollë tjetër i cili do të ndikojë pozitivisht si për edukimin më cilësor të nxënësve, si dhe programeve të aftësimit profesional të punëtorëve., rtvaldi.com