Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq kanë marrë vendim të përbashkët për të ftuar një konferencë për media.
Vendimi i tyre vjen pas “fitores” së shpallur nga Serbia ndaj dështimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL.
Kosova nuk ka marrë votat e mjaftueshme për anëtarësim e që ishin 103.
Në raundin e parë të votimit Kosova mori vetëm 76 vota pro, 56 kundër dhe 22 abstenime.
Në raundin e dytë, Kosova mori 68 pro dhe 51 kundër dhe 16 abstenime.