Mediat serbe kanë kritikuar mungesën e mbështetjes nga Rusia ndaj Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.
Sot do të votohet në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare të policisë.
Dhe, “B92” shkruan se “Rusia na ktheu shpinën, janë pro Kosovës në INTERPOL”.
Deri tani, Kosova ka aplikuar për anëtarësim tre herë – 2010, 2015 dhe 2017.
Për anëtarësim të plotë, Kosovës i duhen dy të tretat e vototave nga delegacionet pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme në Dubai.