Po vazhdon java e buxhetit ''Buxheti Yt'', ku kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi po vazhdon takime me shfrytëzuesit e buxhetit komunal për planifikimin e buxhetit për vitin 2019.
Ai ne agjendë sot ka pasur takim me kryetarët e partive politike në Preshevë por fatkeqësisht ky takim nuk u realizua sepse asnjë lider poltik apo përfaqësues të tyre nuk ju përgjigjën ftesës së kryetarit Arifi për takim në kabinetin e tij.
Mos realizimin i këtij takimi me kryetarët e partive politike kryetari Arifi reagoi ku në një pronocim për media tha se mos ardhja në takim në kabinetin tim, është se atyre nuk i intereson planifikimi i buxhetit për vitin 2019, kur është fjala për buxhetin se ky buxhet është buxhet i qytetarëve dhe duhet ti lëmë me një anë inatet politike, por të vejmë në rradhë të parë interesin e qytetarëve, mirëpo po shihet qartë se ata nuk janë të interesuar për të ardhmen e vendit tonë, dhe janë vet ata zhurmaxhinjët më të mëdhenjë kur të vjen koha për diksutim në kuvend, rtvaldi.com
z.Arifi foli edhe për kontributin e dhënë për diasporën që po japin ide dhe propozimet e tyre rreth buxhetit për vitin 2019, i cili nëpërmes rrjetit social facebok, drejtpërdrejtë ka komunikuar me qytetarët dhe diasporën për të dëgjuar idet dhe propozimet e tyre.
Kryetari Arifi gjatë kësaj konference për gazetarë foli edhe në pika të shkurtëra rreth nënshkrimit të koalicionit në mes PVD-së dhe PDSH-së parti politike këto të cilat do të udhëheqin me Këshillin Nacional Shqiptarë.
Java e buxhetit do të vazhdojë ku takimi I rradhës dhe i fundit i kryetarit të komunës do të jetë me kryetarët e bashkësive lokale dhe qytetarët e komunës sonë, rtvaldi.com