Pacolli pret vendimin e duhur, Kosova në INTERPOL

Asambleja e Përgjithshme e Interpolit ka vazhduar sot punimet në Dubai...

Në mbledhjen e kësaj organizate është duke marrë pjesë ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Pacolli është shprehur optimist për anëtarësimin e Kosovës në organizatën më të madhe të policisë. Ai pret që kjo organizatë ta marrë një vendim të duhur për vendin tonë.

“Vetëm të jetë një vendim i duhur, tani çdo gjë është në rregull”, ka thënë shkurt Pacolli në një përgjigje për lajmi.net.

Ndërkohë ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq edhe ditën e dytë të punimeve të kësaj Asambleje e ka cilësuar si skandaloze pasi sipas tij po shkelet e drejta ndërkombëtare.

Stefanoviq ka thënë se procesi për anëtarësimin e Kosovës në Interpol është duke u politizuar duke shtuar se Serbia do të bëj të pamundurën për ta ndaluar këtë proces.

Votimi për Kosovën në Interpol pritet të ndodhë të martën në orën 11:00.