Është mbajtur edicioni i tetë i festivalit ndërkombëtar të fotografisë ''Pre Foto'' në Preshevë (Video)

Është mbajtur edicioni I tetë I festivalit ndërkombëtar të fotorgrafisë Pre Foto

Ndryshe nga vitet e tjera edicioni tetë i fotografisë artisitke ''Pre Foto'' këtë radhë është realizuar në një mëyrë më speciale pasi që i gjithë festivali është mbajtur në ambient të hapur në oborrin e shtëpisë së kulturës ''Abdulla Krashnica''.

Përfaqësues institucionesh, figura politike, artdashës e qytetar të shumtë kanë qenë pjesëmarrës në këtë festival duke i shprehur mirënjohje dhe suksese organizatorëve, e kjo e shoqëruar edhe me muzikë klasike, rtvalid.com 

Një numër i madh artistësh nga e gjithë bota kanë ekspozuar fotografitë e tyre në muret e improvizuara në oborrin e shtëpisë së kulturës.

Juristët Mustafa Dedeoglu nga Turqia dhe Marina Kristiq falënderuan organizatorët për ftesën  dhe ndanë çmimet: Çmimin e parë për fotografin nga Iraku Ali Sabih, çmimin e dytë fotografes nga Gjermania Klodjo Dijet, kurse atë të tretin Pedro Lyse nga Spanja. 

Çmimi special u nda nga e gjithë stafi i ''Pre Foto'' për Halil Xhafën nga Kosova , ndërsa çmimi i karrierës u nda për Havçe Hasanin nga Presheva.

Edon Agushi drejtori artistik i ''Pre Foto''-s ka thënë që në këtë edicion ka pasur rritje të interesimit të pjesëmarrësve ku kemi pranuar më mijëra fotografi në portalin tonë dhe kemi pasur vështirësi në përzgjedhje, ku janë përzgjedhur 72 fotografi nga 32 vende të botës megjithatë një risi është kjo që në këtë edicion ''Pre Foto'' është bërë pjesë e një organizate ndërkombëtare PSA.

  Sa i përket ndarjes së çmimeve z.Agushi ka thënë që këtë vit ka pasur ndryshime dhe në ndarjen e çmimeve sepse jemi futur në organizatën PSA –IAAP ku çdo organizatë ka rregullat dhe çmimet e vet, rtvaldi.com 

Ky ishte edicioni i tetë i festivalit të fotografisë artistike ''Pre Foto'' ku edhe pse në ambient të hapur dhe në temperature të ulëta arriti që të bashkojë artistët nga e gjithë bota për të transmetuar bukurinë e artit të fotografisë pikërisht në Preshevë.