Kabineti i Ivanovit: Presidenti keqpërdoret për Bozhinovskin njëjtë si për Janakieskin

Kabineti i presidentit maqedonas Gjorge Ivanov kumtoi se Presidenti i Republikës së Maqedonisë po keqpërdoret dhe i mohon akuzat e dhëna në shënimin

Kabineti i presidentit maqedonas Gjorge Ivanov kumtoi se Presidenti i Republikës së Maqedonisë po keqpërdoret dhe i mohon akuzat e dhëna në shënimin zyrtar të DSK-së, duke theksuar se nuk është kërkuar, e as mbajtur takim me Kiril Bozhinovskin, e as me ndonjë ndërmjetësues të tij. Mohon edhe se është realizuar takim me ndërmjetësues të Mile Janakieskit.

“Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë është i rrezikuar nga përmbajtja e vendimit të publikuar për arrestimin e Kiril Bozhinovskit, ku citohet shënim identik zyrtar i DSK-së, si edhe në rastin e Mile Janakieskit. Në mënyrë identike po keqpërdoret Presidenti i  Republikës së Maqedonisë. Dallimi i vetëm në përmbajtjen e shënimit të cituar është që në rastin e parë theksohet  realizimi i takimit me ndërmjetësues të Mile Janakieskit, ndërsa në të dytin në takim me ndërmjetësues të Kiril Bozhinoskit. Kabineti i Presidentit të Republikës së  Maqedonisë publikisht pyet se a mbulohet ende  përgjimi i paligjshëm i komunikimeve duke përdorur burime fiktive?”, qëndron në reagimin.

Kabineti i Ivanovit i ftoi Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim që të përgjigjen se në çfarë baze ndiqen aktivitetet e Presidentit të Republikës së Maqedonisë dhe Kabinetit të tij, nga ana e DSK-së. Në bazë të kësaj, shkruan më tutje në kumtesën “e ftojmë Komisionin kuvendor  për mbikëqyrje të punës së DSK-së, Këshillit të Prokurorëve Publikë, Këshillin Gjyqësor dhe Drejtorinë për Siguri të Informacioneve të Klasifikuara të konfirmojnë përgjegjësinë për gjithë rastin dhe ta njoftojnë Presidentin e   Republikës së Maqedonisë”.

Ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë sël maqedonisë Kiril Bozhinovski dhe ish-ministri i Transportit Mile Janakieski, të cilët po gjykohen për disa lëndë të Prokurorisë Speciale Publike, u paraburgosën menjëherë pas arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Në publik dolën informata se Bozhinovski dhe Janakieski janë takuar me Ivanovin dhe kanë kërkuar nga ai që t'i amnistojë