Gjendja e Fruthit në Preshevë (VIDEO)

Fruthi është një sëmundje infektive acute, virusale...

Fruthi është një sëmundje infektive acute, virusale e cila prek moshat parashkollore duke filluar nga mosha  6 mujore deri në moshën 3-4 vjec.

Kohët e fundit në Komunën e Preshevës kanë qarkulluar disa lajme sipas të cilave popullata  jonë po përballet me rrezikun e shfaqjes së një epidemie të fruthit. Ne si ekip vizituam shtëpinë e Shëndetit  me  këtë rast takuam mjekun I pedijatrisë Z. Ridvan Tahiri I cili bëri  një sqarim të  hollësishëm për opinionin  public.

Sëmundja e fruthit  fillon me temperaturë të lartë për 2-3 ditë, njolla të kuqe të cilat shfaqen fillimisht nga koka, pas veshëve, në pjesën e trupit dhe në fund shfaqet në shputa dhe shuplaka të duarve.

Karakteristikat e përhapjes, është shume kontagioze për personat e pavakasniuar, rruget e përhapjes janë direkte nëpërmjet rrugëve të frymëmarjes sic janë ajri dhe spërklat e pështymës.

Mënyrat e parandalimit të përhapjes së sëmundjes janë nëpërmjet vaksinimit.

Z. Ridvan Tahiri deklaroi se komuna e Preshevës është njëra ndër komunat me mbulimin më të lartë të vaksinimit në nivel popullate 95%, kjo  duke u krahasuar me Kosovën dhe Maqedoninë.

Mjeku I pediatrisë tha se nuk ka asnjë rast të paraqitur në komunën tonë, prandaj kjo nuk paraqet ndonjë gjendje alarmante për  popullatën e Preshevës. Rreziku I vetëm sipas Z. Tahiri paraqitet  nga vendet fqinje sic janë Kosova dhe Maqedonia.