Kanë filluar punimet për rregullimin e parkut të qytetit (Video)

Kanë filluar punimet për rregullimin e parkut të qytetit...

Ndër projektet më të rëndësishme të cilat pushteti lokal ka premtuar se do të implementojë gjatë qeverisjes është edhe  rregullimin i një parku për qytetin e Preshevës duke qenë se i ka munguar për një kohë të gjatë qytetarëve tanë dhe veçanërisht fëmijëve të cilë nuk kanë asnjë vend tjetër rekreacioni.

Megjthëse sipas projektit ishte paraparë që punimet të fillonin më parë punimet kanë filluar kohëve të fundit kjo përshkak të disa mangësive nga projektuesi i projektit gjëra të cilat nuk janë paraparë si duhet.

Në projektin e parkut të qytetit është planifikuar rregullimi i infrastrukturës së terrenit, rregullimi i stazave për këmbësorët, gjelbërimi i hapësirës, vendosja e lodrave për fëmijët si dhe rregullimi i vend parkimeve.

Xhelal Hasani udhëheqës i drejtorisë për punë komunale ndërtimore dhe banesore ka vëzhguar nga afër punimet të cilat tashmë kishin filluar për të parë ecurinë dhe arritjet.

z.Hasani ka thënë që punimet në rregullimin  e parkut kanë filluar mirëpo duke qenë se jemi në prag të periudhave të ftohta dhe në fund të vitit akoma nuk dihet nëse këto punime do të përfundojnë brenda këtij viti.

Projekti për rregullimin e parkut të qytetit fillimisht është inicuar me buxhetin e pushtetit komunal ndërsa më pas ka gjetur mbështetje edhe nga qeveria e Kosovës e cila ka ndarë 112 mijë euro ndërsa i gjithë porjekti mbulon vlerën prej 16,5 milion dinarë.

Ky është parku i parë i qytetit të Preshevës i cili po realizohet deri më sot projekt ky i cili ka qenë i kahmotshem dhe shumë i rëndësishëm për qytetarët tanë.