Hoti për takimin Thaçi-Vuçiq: Kosova po e ndërron orientimin properëndimor

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, thotë se qasja e kërkimit të aleatëve për t’u përkrahur korrigjimi i kufijve, e ka devijuar rrugë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, thotë se qasja e kërkimit të aleatëve për t’u përkrahur korrigjimi i kufijve, e ka devijuar rrugën euro-atlantike.

Pas takimit të presidentit Hashim Thaci me liderin rus, Vladimir Putin, Hoti ka shkruar në Facebook se Thacin po e çon në derë të atyre që nuk kanë qenë kurrë aleatë të Kosovës.  

“E keqja e re, dhe më e madhja deri më tani, e propozimit për korigjimin e kufirit të Kosovës është se për të po kërkohen aleatë atje ku kurrë nuk i kemi pasur. Kjo qasje ka filluar ta zhvendos Kosovën jashtë interesave euro-atlantike, që bie ndesh me përpjekjet tona për orientim gjeostrategjik të Republikës së Kosovës kah perëndimi. Ne duhet ta ndalim këtë zhvendosje gjeostrategjike të Kosovës sa nuk është bërë vonë”, ka shkruar Hoti në Facebook. 

Presidenti Thaçi të hënën  publikoi disa fotografi të takimit që ai ka pasur me presidentin e Rusisë në Paris.  

Thaçi deklaroi se ka marrë mbështetjen nga Putini për të arritur një marrëveshje me Serbinë.

I pari i vendit qëndroi në kryeqytetin francez për kremten e 10 vjetorit të përfundimit të luftës së Parë Botërore