PreFoto organizon tryezë diskutimi me temë: ''Kultura si emancipim shoqëror''

PreFoto organizon tryezë diskutimi me temë: "Kultura si emancipim shoqëror"

Në kuadër të edicionit të 8 të Festivalit Ndërkombëtar të fotografisë artistike “PreFoto”, para hapjes së ekspozitës më 17 Nëntor, PreFoto po organizon tryezë diskutimi me temë:

 "Kultura si emancipim shoqëror", në Bibliotekën "Mehmet Jusufi" në Preshevë, duke filluar nga ora 16:00.

 Përmes kësaj tryeze, ”PreFoto” synon t’i promovojë paradigmat e reja që vlerësojnë kreativitetin e secilit dhe diversitetet kulturore, në shërbim të zhvillimit dhe emancipimit shoqëror, si përplotësim të aktiviteteve dhe politikave kulturore institucionale. 

Folës të kësaj tryeze do të jenë: Eroll Bilbani – Drejtor ekzekutiv i DokuFest Luka Knezevic – Fotograf nga Belgrade Raw 

Kjo tryezë kemi zgjedhur të moderohet nga: Belgzim Kamberi – Kryetar i Këshillit për të drejtat e njeriut 

Ky aktivitet është i hapur për të gjithë