Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, e ka shpallur të mbyllur seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri Ramush Haradinaj lidhur me pakon e ligjeve për sundim të ligjit dhe agjendës integruese evropiane.
“Seanca nuk ka qenë e përgatitur për t’u thirrur, edhe pse është bërë kërkesa, seancën e shpalli të mbyllur”, tha ai.
Kjo seancë u mbyll pas debateve të shumta mes deputetëve të pozitës dhe atyre të opozitës lidhur me mbajtjen ose mosmbajtjen e saj.
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se duhet të ketë koordinim më të mirë ndërmjet kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.
“Është e qartë që seanca nuk ka materie dhe duhet të mbyllet. Kërkojmë që të ketë një koordinim më të mirë mes kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit”.
Ishte vetë shefi i Qeverisë, i cili kishte kërkuar pasditen e së hënës që seanca të mbahet një ditë tjetër.