Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka postuar disa pamje të rënda të djegies së qenve. Sipas sqarimit të tyre, një qen është djegur vitin e kaluar ndërsa një tjetër para disa ditësh.
Ata kanë paralajmëruar se rastin do ta raportojnë edhe në polici.
“Djegiet e qenve për së gjalli në lagjen "Kodra e Trimave", në Prishtinë.
Fotoja e parë tregon djegien e një qeni Pit Bull, vitin e kaluar (2017), kurse fotot e tjera, siç shihet, serish një qen i djegur, ditë më parë.
Dëshmitrja e këtij akti mizor i ka fotografuar personalisht. Normalisht, nuk ka qenë e pranishme më herët që t'i identifikojë kryersit e veprës së krimit, por i fotografoi më vonë.
Së shpejti edhe policia duhet të njoftohet dhe të ketë një kontroll me të shtuar në lagjen në fjalë dhe që aktet e tilla makabre, të mos përsëritën kurrë më!
Shpresoj që policia të na mbështesë në këtë!”, thuhet në njoftimin e këtij fondacioni