Ermal Fejzullahu dhe Dafina Zeqiri pas një kohe sërish bashkë

Këngëtarët Ermal Fejzullahu dhe Dafina Zeqiri janë bashkuar pas një kohe të gjatë.

Takimin me miken e tij, Ermali mezi e ka pritur prandaj këtë e shprehi edhe nëpërmjet një fotografie në Instagram, shkruan lajmi.net

‘’Mikja ime e vjetër, më vjen mirë që je rikthyer’’, ka shkruar ai përkrah fotografisë me Duffye-n.

Rikthimi i saj në Prishtinë i ka gëzuar shumë edhe fansat e këngëtares të cilët mezi po presin ta takojnë.