Kjo ndeshje është zhvilluar mes K.F. ‘’Lugina’’ dhe ‘’BSK Bujanoc’’ ku dhe me këtë ndeshje ka përfunduar gjysëm sezoni vjeshtor për vitin 2018.
Ndeshja ka përfunduar me rezultatë 2:1 për K.F. ‘’Lugina’’ ndërsa trajneri i klubit Jeton Rexhepi në intervistën e dhënë për Rtv Aldi tha se ndeshja mes klubit futbollistik ''Lugina'' me ekipën kundërshtare ''BSK Bujanoc'' është zhvilluar për xhiron e 11-të dhe të fundit për gjysëm sezonin vjeshtor, pjesa e parë e lojës ka përfunduar me rezultat 1:1 ndërsa pjesën e dytë e filluam më fuqishëm tha z.Rexhepi mirëpo edhe pse mundësit për të shënuar gol ekzistonin ne golin për t’u shpallur nënkampione për sezonin vjeshtor e shënuam pak minuta para përbylljes së lojës.
K.F. ‘’Lugina'' sezonin vjeshtor e ka përmbyllur si nënkampione e gjysëm sezonit vjeshtor për Ligën e Rrethin të Pçinjës ndërsa tani do të jenë në një pauz ku sezoni pranveror do të fillojë në muajin mars të vitit 2019