Organizata joqeveritare "Be Active 16" nga Presheva,sot perfundoj realizimin e muralit "let's build together" (të ndertojmë së bashku). Murali i cili është krijuar nga artistë e aktvistë të Ojq "Be Active" nga Presheva,është përkrahur nga Ministria e Kultures se Republikes së Serbisë, është i punuar tek objekti i Shtepisë së Kulturës "Abdullah Krashnica" pranë ambienteve te Bibliotekes "Mehmet Jusufi" në Preshevë.
Hedon Esati,drejtor i "Be Active" njëherit edhe kordinator i projektit thotë se,do të vazhdojnë me aktivitete të tilla,sikur thekson se ky eshte murali i dyte qe po realizohet ne qytetin tonë : "Murali "Lets build together" është i dyti me radhë,i realizuar në Preshevë,deri sa muaj me pare ne ambientet e Shkollës Filore "prof. Ibrahim Kelmendi" kemi realizuar muralin kundër gjuhës së urrejtjes, dhe shpresojë që së shpejti të fillojmë edhe me realizimin e muraleve tjera" thekson Esati.
Për Enis Abazin,bashkë autor i punimit të muralit, ishte kënaqësi dhe vertetë ndjenjë e mire të punohet në grup dhe se ftesa per tu bërë pjesë e projektit kishte ardhur pas bashkpunimeve të më hershme me Hedonin. "Muralet,jane piktura te varura në muret e qyteteve,njesoj siç pikturat zbukurojnë muret e shtëpive tona, prandaj u pergjigja pozitivisht ftesës së Hedonit,për tu bërë pjesë e projektit, sikur edhe për ti bërë sa më tërheqëse hapsirat publike të Preshevës, shprehet Enis Abazi,një ndër autoret e muralit.
Murali është realizuar në bashkpunim të Enis Abazit e Valon Arifit nga Presheva, ideuar e skicuar nga Zelko Lonar nga Beogradi. Loncar,është nje nder emrat më të njohur te botes se arteve vizuele në rajon.