Partia për Veprim Demokratik shpall fitoren e saj për zgjedhjet e KNSH-së (Video)

Partia për Vperim Demokratik mbrëm mbajti konferencë për media

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik z.Shaip Kamberi, së bashku me zonjën Ardita Sinani kryetare e PVD-së dega në Preshevë dhe Ragmi Mustafa kanditat për kryetar të KNSH-së, mbrëm në selinë e kësaj partie në Bujanoc mbajtën konferencë për media, ku folën për proçesin e zgjedhjeve për KNSH, ku z.Kamberi para gazetarëve e paraqiti fitoren e PVD-së në këto zgjedhje e cila arriti të grumbulloj 4.719 vota, duke siguruar 6 mandate në KNSH.

Gjatë kësaj konferene për media foli edhe zonja Ardita Sinani e cila tha se neve si parti na gëzon ky rezultat, jemi të kënaqur me arritjen e PVD-së ku falënderimi i shkon të gjithë atyre anëtarëve dhe simpatizantëve të PVD-së në angazhimin e tyre.

Ragmi Mustafa gjatë kësaj konference për media para gazetarëve foli për rëndësinë e KNSH-së, i cili tha se dihet se kush do të udhëheq me KNSH-në, kush do të jet kryetar ashtu siç kanë votuar dhe kanë treguar se kush duhet t'i prijë KNSH-së.

Pra Komisoni Zgjedhor Republikan bëri publike emrat e fituesve të subjekteve politike si në vijim

PVD- 6 mandate,

APN- 4 mandate,

PD- 2 mandate,

PDSH- 2 mandate,

LR PDSH- 1mandat,

dhe grupimi qyetatarëve Muharrem Salihu nga Medvegja asnjë mandat.