Është asfaltuar rruga e Kumanovës në B.L. Rahovicë (Video)

Sot është asfalltuar rruga e Kumanovës në B.L. Rahovicë

Banorët në rrugën e Kumanovës më parë kanë qenë të ekspozuar në kushte jo të mira infrastrukturore, me rrugë të pa asfalltuar ku kjo gjë ishte diçka e pakëndshme për  banorët të cilët tashmë kishin kohë që kërkonin që ky projekt t'i realizohej.

Para disa javësh punimet kishin filluar ku ishte bërë trasimi i rrugës ndërsa sot punëkryerësit filluan edhe me asfaltimin e rrugës gjë me të cilën banorët e kësaj lagje kanë qenë shumë të kënaqur.

Për të parë ecurinë e punëve në terren ka dalur kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi me përfaqësues të pushtetit local z.Xhelal Hasani ku deri në atë orë ishte asfalltuar gati se gjysma e rrugës.

Në lidhje me projektin kryetari  Arifi ka thënë që gjatësia e kësaj rruge është 300 metra ndërsa vlera e projektit është 5.000.000 dinarë projekt me të cilin edhe banorët janë ndarë shumë të kënaqur.

Sa i përket rezultateve të punës z.Arifi është ndarë shumë i kënaqur me ecurinë e këtij projekti e poashu edhe me punëkryerësit.

Milazim Mehmeti banorë i kësaj lagje është shprehur që asfalltimi i kësaj rruge ka qenë shumë i nevojshëm për të gjithë banorët pasi që kjo rrugë shërben për banorët që të udhëtojnë deri tek fushat e tyre edhe pse gjatësia e kësaj rruge është më e madhe dhe lidhet deri tek Stacioni Hekurudhorë ne jemi të kënaqur me pushtetin lokal për këtë projekt.

Duke qenë së rruga e Kumanovës është e një rëndësie të madhe pasi që lidh bashkësinë lokale Rahovicë me Stacionin Hekurudhor për vazhdimin e kësaj rruge do të shikojmë nga viti i ardhshëm, ka thënë kryetari Arifi.