Norvegjia ka evakuuar ekuipazhin e fregatës së saj KNM Helge Ingstad pasi që ajo të enjten pak pas orës 4 është ndeshur me tankerin për bartjen e naftës Sola TS në fjordin Hjeltefjord afër qytetit Bergen.
Shtatë persona janë lënduar në ndeshjen e dy anijeve, e cila është shkaktuar pasi që fregata KNM Helge Ingstad po kthehej nga ushtrimet e NATO-s, ndër më të mëdhatë pas përfundimit të luftës së ftohtë, trasnemton gazetametro.net.
Tankeri para ndeshjes ka marrë një sasi të naftës së papërpunuar nga termonali Sture në pronësi të kompanisë norvegjeze Equinor dhe po kthehej në port për inpsektim.
Tankeri Sola TS ka pësuar më pak dëmtime, por duket se prej tij ka rrjedhur nafta. Nga ana tjetër, është verëjtur se nga fregata ka rrjedhru pak naftë.
Ekuipazhi i anijes luftarake, 137 sish, janë evakuuar sepse fregata ka filluar rrëzikshëm të anojë nga njëra anë.
Deri më tash nuk dihet se si ka ndodhur ndeshja. Një burim anonim i ka thënë AFP-së se se fregata është mbushur me shumë ujë dhe ekziston mundësia se do të mbytet.