Shpallet sportisti më i mirë në Evropë për vitin 2017

Cristiano Ronaldo ka dalë fitues me numrin më të madh të votave.

Cristiano Ronaldo është shpallur sportisti më i mirë në Evropë në edicionin e 60-të të Shoqatës së Gazetarëve të Evropës.

“Tanjug” raporton se sulmuesi i Real Madridit ka dalë fitues me numrin më të madh të votave.

Në votim kanë marrë pjesë 26 agjenci të lajmeve nga Evropa.

Ronaldo ka shënuar një tjetër sukses pas fitores në garë për “Topin e Artë 2017”.