Kur Rahime Sulja nga Leicesteri, vizitoi Kosovën në verë, mori një mesazh “Mirë se vjen në Slloveni” dhe që mund të përdorte të njëjtin plan si në vendin e saj, në bazë të marrëveshjeve pa roaming të BE-së.
Por kur u kthye në Britani, ajo pa se fatura ishte 2751 funte (rreth 3100 euro) në njërin telefon dhe 663 funte (rreth 760 euro) në tjetrin.
Fatmirësisht kompania telefonike e korrektoi gabimin dhe Sulja nuk e pagoi faturën.
Ajo gjithashtu zbuloi se edhe për vizitat e mëparshme ishte mbitarifuar, por për shkak se kishte shkuar në Shqipëri, ku e dinte se ka tarifa roaming, nuk kishte kuptuar se u tarifua dhe për Kosovën.