Nuk u ka mjaftuar ceremonia e varrimit dhe koret e panumërta raciste, por kanë vendosur të shkelin dhe ligjin.
Dhjetëra qytetarë që kanë marrë pjesë në varrimin e 35 vjeçarit kanë dalë në aksin kryesor Gjirokastër- Kakavijë dhe kanë bllokuar rrugën për disa minuta, duke penguar automjetet që kalojnë në këtë rrugë.
Në rrugë është shpalosur gjithashtu dhe një banderole e madhe me imazhin e minoritarit grek, datën e tij të vdekjes si dhe një mesazh që shkruan: “Vdekja e Trimit nuk quhet vdekje”.
Këtë të enjte në ceremoninë mortore të Kacifas u dëgjuan dhjetëra kore raciste për Shqipërinë e shqiptarët si dhe “përralla” e kahershme e Vorio- Epirit.
Deri më tani nuk ka patur asnjë reagim nga qeveria shqiptare apo policia, qoftë për koret raciste e qoftë edhe për faktin se dhjetëra pjesëtarët grekë në ceremoninë mortore të Kacifas, kanë bllokuar një rrugë nacionale të vendit.