Thaçi dhe Vuçiq sot pritet të arrijnë një para-marrëveshje

Në takimin i cili do të mbahet sot në orët e mbrëmjes në Bruksel në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Në takimin i cili do të mbahet sot në orët e mbrëmjes në Bruksel në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq pritet të arrihet një para- marrëveshje në mes dy palëve.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se janë përafruar qëndrimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Janë përafruar qëndrimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sonte në zyrën e Mogherinit do të ketë një para-marrëveshje, e cila do të shënojë zhvillim në dialogun Kosovë-Serbi”, thonë këto burime.