Sterling kërkon falje për penalltinë skandaloze të fituar ndaj Shakhtarit

Raheem Sterling ka kërkuar falje për penalltinë kontroverse të fituar në fitoren 6:0 të Manchester Cityt ndaj Shakhtarit në Ligën e Kampionëve.

Skuadra nga ‘Etihad’ ka arritur edhe fitoren e tretë në Ligën e Kampionëve këtë sezon, duke mos u përmbajtur përballë ukrainasve, të cilët i mundi 6:0.

Momenti më kritik i ndeshjes ka ardhur në minutën e 24’, kur Raheem Sterling ka fituar një penallti e cila nuk ka ekzistuar.

Pas ndeshjes, reprezentuesi i Anglisë ka kërkuar falje për simulimin e tij në këtë ndeshje.

“Kam dashur të godas topin dhe vërtetë nuk mund të sqarojë se çfarë ndodhi”, ka deklaruar Sterling.

“Nuk kam ndjerë ndonjë prekje nga kundërshtari. Më vjen keq për gjyqtarin”.