Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit z.Adnan Salihu, kryetari i LPD-së, Shqiprimi Musliu dhe bashkëpuntorët Sali Salihu, Nevzad Lutfiu dhe Amir Shabani gjatë ditës së djeshme u takuan me kryetarin e Skenderajit z.Bekim Jashari.
Në këtë takim u diskutuan tema të karakterit nacional.
Delegacioni ynë në këtë takim paraqiti idenë e përpilimit të një strategjie kombëtare nga Shqipëria dhe Kosova, strategji në të cilën do të trajtoheshin interesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
z.Bekim Jashari, në këtë takim paraqiti nevojën e madhe për unifikim e bashkëpunim të shoqërisë shqiptare në përgjithësi e në veçanti të spektrit politik, “sepse historikisht kur kemi qenë të bashkuar rezultati e suksesi kanë qenë i padiskutueshëm” tha ndër tjerash z.Jashari.
Pas përfundimit të takimit, delegacioni ynë i shoqëruar nga kryetari z.Bekim Jashari dhe kryesuesja e Kuvendit Komunal të Skenderait znj.Fatbardha Haliti bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve si dhe vizituan kompleksin memorial të familjes Jashari.
Në fund z.Bekim Jashari u ftua që më 20
janar të merr pjesë në akademin përkujtimore në 1 vjetorin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare Jonuz Musliu e cila do të mbahet në Gjilan.
07.11.2018
Lëvizja e Progresit Demokratik