Thaçi përmes një postimi në Twitter, ka thënë se do takimi i nesërm do të jetë i vështirë, mirëpo i domosdoshëm.
“Rrugës për Bruksel për një takim tjetër të vështirë me homologun e Serbisë, por të domosdoshëm për të arritur marrëveshjen përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse ligjore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Vetëm kjo do të hapë perspektivën e BE-së për vendet tona dhe do të sigurojë anëtarësimin në KB për Kosovën”, ka shkruar Thaçi.