Sipas raportimeve të mediave serbe, takimi do të ndodhë të dielën në Paris, me rastin e ceremonisë së shënimit të përfundimit të Luftës së Parë botërore.
Ndërkohë, siç bëhet e ditur, temë diskutimi do të jenë çështjet ekonomike, situata në rajon, dhe me fokus të veçantë do të jetë edhe tema e dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.
Një informacion i tillë ende nuk është konfirmuar nga palët.
Ndërkaq theksojmë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq do të ballafaqohen në një raund të ri të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve, më 8 nëntor në Bruksel.
Kjo është konfirmuar përmes një komunikatë të lëshuar nga zyra e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.