• E mërkurë / Jul-23 16:28
  • Kontakt

“The Economist” pasqyron rrugën e Kosovës drejt pavarësisë

Kosova sot përshkruhet nga “The Economist” si vend i paqes por i varfër.

“The Economist” ka publikuar një video me kohëzgjatje prej 7 minutash duke pasqyruar rrugëtimin e Kosovës drejt shtetësisë.

Në të paraqiten edhe kundërshtimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Serbisë për Kosovën të shfaqura përmes deklaratave të ish presidentit amerikan, Bill Clinton dhe atij serb, Slobodan Millosheviq.

Dëbimet, vuajtjet, vrasjet dhe dhunimet e shqiptarëve të Kosovës nga regjimi i Milosheviçit janë simbolizuar me vrasjen e 45 civilëve në masakrën e Reçakut, e cila shihet si pikë kthese në ndërkombëtarizimin e Kosovës.

Kosova sot përshkruhet nga “The Economist” si vend i paqes por i varfër.

Ajo po ashtu ka publikuar statistikën prej 33 për qind të papunëve në vend.

Video përmban edhe pamje të luftës në Kosovë duke përfunduar me rëndësinë e dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë.