Revista franceze “Marie Claire”: Tirana, parajsa e vogël e Ballkanit

“Marie Claire” i ka kushtuar një artikull kryeqytetit shqiptar, duke e cilësuar si qytetin që “nuk fle kurrë”.

“Marie Claire” i ka kushtuar një artikull kryeqytetit shqiptar, duke e cilësuar si qytetin që “nuk fle kurrë”.

Për francezët, Tirana konsiderohet si parajsa e vogël e Ballkanit, që ia vlen të vizitohet. Pas gazetave prestigjioze si “The Economist” apo “The Guardian”, apo revistave me emër si “Vanity Fair”, “Vogue’, “L’Espresso” etj, edhe revista e njohur franceze “Marie Claire” i ka kushtuar një artikull kryeqytetit shqiptar, duke e cilësuar si qytetin që “nuk fle kurrë”.

“Vendi i Shqiponjave shfaqet si një vend plot magji, histori dhe kulturë. Një vend ideal për të kaluar pushimet, me një ndjesi mirëqenie dhe argëtimi, Tirana është një qytet që “nuk fle kurrë”, thuhet në artikullin e “Marie Claire”.

Duke cituar të dhënat e marra nga “Numbeo”, një nga faqet më serioze në fushën e statistikave, revista franceze e rendit Shqipërinë dhe kryeqytetin shqiptar si një ndër vendet më të sigurta në botë, transmeton “Panorama Plus”.

“Numbeo një faqe statistikore e rëndësishme e cila përmban informacione lidhur me cilësinë e jetës nëpër botë, e ka renditur atë (Tiranën) në vendin e nëntë, si një ndër vendet më të sigurta në botë. Shqipëria është një vend i cili është ende në hapat e para me një realitet në zhvillim e sipër”, shkruan “Marie Claire”.