PVD-Ftesë publike subjekteve politike për bisedime për formimin e organëve të reja për KNSH

Partia për Veprim Demokratik i fton publikisht subjektet që kanë garuar në zgjedhjet për Këshillin Nacional Shqiptarë në bisedime për përbërjen e re..

Partia për Veprim Demokratik i fton publikisht subjektet që kanë garuar në zgjedhjet për Këshillin Nacional Shqiptarë në bisedime për përbërjen e re të këtij organi të rëndësishëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Është e rëndësishme që në këtë organ të kemi një përfshirje të palëve të interesuara, pas rezultatetve të shpallura, për një qasje sa më strategjike në ballafaqimin e sfidave që ka përpara.

Konstitutimi këtij institucioni jo vetëm që shpreh pjekurinë demokratike, por, edhe vizionin tonë të përbashkët për kultivimin e vlerave më sublime të shqiptarëve.

Partia për Veprim Demokratik
Shaip Kamberi-kryetar