Bukurinë e kanë në gjene, nëna e Tunës më e bukur se e bija

Tuna Sejdiu është një nga artistet më të përfolura në estradë.

Tuna shumë herë është komentuar për stilin e veçantë që ka dhe natyrisht bukurinë, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja bukurinë e ka të trashëguar nga nëna, e këtë gjë më së miri e tregon një fotografi që po qarkullon në Internet.

Në imazhin e shkrepur vite më parë, Tuna shfaqet përkrahë nënës, kjo e fundit e lë pas të bijën me bukurinë që posedon.

Për ndryshe, “Maria” titullohet projekti i fundit nga Tuna Sejdiu, këngë kjo në duet me Seven Saraçin.