Kurz: Dialogu Kosovë-Serbi të përmbyllet me marrëveshje të përbashkët

Kancelari austriak, Sebastian Kurz është takuar sot me presidentin e vendit, Hashim Thaçi...

Kurz është shprehur i lumtur që Austria ka numër të madh të ushtarëve të KFOR-it në Kosovë.

Theks të veçantë ai i ka dhënë dialogut Kosovë-Serbi, raporton lajmi.net.

“Si kryesues i presidencës së Bashkimit Evropian ne e kemi marrë në qendër të punës tonë rajonin e Ballkanin Perëndimor. Për të arritur paqe siguri dhe stabilitet me qëndrueshmëri afatgjatë një gjë është shumë e rëndësishme një dialog i suksesshëm Kosovë-Serbi dhe një përmbyllje e këtij dialogu me një marrëveshje të përbashkët”, ka deklaruar Kurz.

Tutje ai ka falënderuar presidentin Thaçi për përpjekjet në gjetjen e një zgjidhje Kosovë-Serbi.

“Pa një marrëveshje paqeje nuk do të jetë e mundshme të ketë jetesë paqësore dhe as perspektivë evropiane”, ka shtuar Kurz.