Ky dekretim vjen më shumë se një vit pasi Bendo u emërua.
Helidon Bendo ka zëvendësuar në këtë detyrë Visho Ajazin.
Helidon Bendo ka lindur më 12 maj 1971 në Korçë.
Ai ka eksperiencë 21 vjeçare në SHISH ku ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ.
Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Kreu i SHISH-it u diplomua në 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Town në SHBA, shkruan Top Channel.
Në CV-në e tij nuk mungojnë trajnimet në fushën e sigurisë si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Kreu i SHISH është një njohës dhe folës shumë i mirë i gjuhës angleze dhe asaj greke.
Presidenti Ilir Meta mbajti të bllokuar dekretimin e tij për 12 muaj, ndërsa sot Helidon Bendo merr kompetencat dhe autorizimi e kreut të shtetit shqiptar për të drejtuar një institucioni kaq të rëndësishëm për vendin.