Koordinatori i Medresesë z.Mehmet Sahiti pjesëmarrës në një seminar në Shkodër (Video)

Koordinatori i Medresesë së Luginës së Preshevës z.Mehmet Sahiti...

Koordinatori i Medresesë së Luginës së Preshevës z.Mehmet Sahiti me ftesë të Institutit shqiptar të mendimit dhe civilizimit islam në Tiranë konkretisht prof.dr.Ramil Zekaj-teolog dhe Institutit internacional të mendimit islam Sarajevë prof.dr Ahmed Alibashiq ishte pjesëmarrës në seminarin i cili ishte i organizuar në Shkodër.

Seminari ka filluar më 28, 29 dhe ka përfunduar më 30 shtator .

Ekipi i televizionit Aldi intervistoi koordinatorin Z.Mehmet Sahiti për të parë nga kush e morri ftesën për në seminar, cilat ishin kërkesat që kishte Medreseja si dhe çfarë kanë përfituar nga ky seminar.

Seminari ka filluar nga data 28,29 dhe 30 shtator ftesën e kemi marrur nga dy organizatorë të cilët kanë bërë emër në fushën e shkencës shqiptare tha z.Sahiti, seminari është organizuar rreth menaxhimit të konvikteve studentore dhe veprimtaritë jashtëshkollore edhe pse Medreseja e Luginës së Preshevës nuk posedon konviktin e tyre ata kanë dashur me çdo kusht që të jenë pjesëmarrës.

Me hapjen e Medresesë kritikat kanë qenë në atë drejtim se kjo Medrese nuk është është e regjistruar dhe nuk pranohen diplomat e kësaj shkolle, mirëpo nxënësit e Medresesë të cilët e kanë përfunduar shkollën e mesme këtu 9 prej tyre janë regjistruar në fakultete të ndryshme, tha ndër të tjerash z.Sahiti.

Medreseja shkolla e vetme e cila asnjëherë nuk ka marrur mjete nga organet shtetërore mirëpo edhe pse mbështetja e institucioneve i ka munguar Medreseja e Luginës së Preshevës po arrin t’ia dal me forcat e veta duke i siguruar nxënësve që mësojnë në këtë institucion të dijes si transportin po ashtu dhe ushqimin.