Një femër në Gjakovë sulmohet brutalisht nga tre persona gjatë kohës sa ishte në vendin e punës

Gjatë ditës së djeshme në Gjakovë është raportuar për një rast të lëndimit të rëndë trupor.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre të dyshuar të gjinisë mashkullore, pasi që të njëjtit dyshohet se kishin sulmuar një femër në vendin e punës duke i shkaktuar lëndime trupore.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy thika dhe një shufër metali të cilat dyshohet se janë përdorur në rast.

Pas intervistimit, dy të dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërkaq që një person tjetër është liruar.

Ende nuk dihen motivet e sulmit.