Bayern të nervozuar dhe të mërzitur pas barazimit

Bayern Munich ka lëshuar një tjetër hap fals në Bundesliga.

Gjiganti bavarez nuk arriti më shumë se një barazim (1:1) në ndeshjen e luajtur dje ndaj Freiburg.

Duket se lojtarët nuk kanë qenë aspak të lumtur dhe janë tejet të nervozuar, sipas fjalëve të Kovac.

“Humbëm tre pikët në minutat e fundit. Jemi të nervozuar dhe të mërzitur për këtë. Ky është sporti dhe kjo është jeta. Luajmë ndeshjen tjetër pas tre ditësh dhe duam të fitojmë” ka thënë Kovac në konferencën për shtyp.

Bayern pësoi gol në minutën e 88’ për të lëshuar fitoren. E njëjta gjë i ndodhi bavarezëve edhe ndaj Augsburg.

Bayern dështon të fitojë për herë të katërt në 10 ndeshje në Bundesliga këtë sezon.