Fushata për edukimin ndaj Kancerit të Gjirit ka vazduar me shpërndarjen e fletëpalosjeve sensibilizuese (Foto, Video)

Sot janë shpërndarë fletëpalosje me informacione për Kancerin e Gjirit në qytetin e Preshevës...

Aktivistet të organizatës ‘’Të rinjt për inovacione 06z’’ në vazhdim të fushatës sensibilizuese në lidhje me kancerin e gjirit sot kanë bërë shpëndarjen e fletëpalosjeve me material ndërgjegjësues  për parandalimin e Kancerit të Gjirit.

Në kuadër të kësaj fushate përveç shpërndarjes së fletëpalosjeve është mbajtur ditë më parë dhe një ligjëratë me temën e Kancerit të Gjirit në të cilin ligjërues ishte një mjek, ndërsa sot kemi shpërndarë edhe fletëpalosjet me të cilat shpresojmë që sado pak të informojmë popullatën, ka thënë aktivistja Rexhije Misini

Ndëkaq Sumeja Iseni poashtu aktiviste e organizatës ‘’Të rinjt për Inovacione 06z’’ka thënë që interesimi i njerëzve sidomos femrave ka qenë i madh si dhe këshillojmë popullatën e në veçanti femrat që të kujdesen më shumë për shëndetin e tyre.

Përveç ligjëratës e cila është mbajtur dhe sensibilizmit nëpërmjet fletëpalosjeve kjo fushatë do të vazhdojë dhe me informimin e popullatës nëpërmjet mjeteve të komunikimit masiv.